Nis punën ushtruesi i detyrës i presidentit të FIFA-s

Gjenevë, 15 tetor - Ushtruesi i detyrës i presidentit të Federatës Botërore të Futbollit, Issa Hayatou, ka arritur në Cyrih për të filluar punën në krye të FIFA-s.
FIFA ka bërë të ditur se Hayatou ka takuar stafin dhe ushtruesin e detyrës të sekretarit të përgjithshëm, Markus Kattner.
Hayatou ka marrë detyrën, pasi, javën e kaluar, presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, është suspenduar për 90 ditë nga Komiteti i Etikës i FIFA-s.
Autoritetet zvicerane kanë nisur hetime penale kundër Blatterit për menaxhim jo të duhur financiar.