Neymar mendon se është i miri

Barcelonë, 12 gusht - Sulmuesi brazilian, Neymar beson se mund të bëhet futbollist i mirë si talenti i Barcelonës,argjentinasi Lionel Messi, e madje edhe ta tejkalojë argjentinasin në të ardhmen.
Sulmuesi i Santosit spekulohet për transferim në Europë, ku Real Madrid është favorit për sigurimin e shërbimeve të 19-vjeçarit.
Talenti brazilian ka zgjuar "elozhet" nga emra të njohur si Pele dhe Kaka, ndërsa është optimist për aftësitë e tij dhe e krahasoi veten me Messin.
"Mund të bëhem i madh si Messi, e madje akoam shumë herë më i mirë. Jam i sigurt rreth kësaj dhe besoj në vetvete", tha Neymar për Marca.