Neymar dënohet me gjobë për evazion fiskal

Fantazisti i katalanasve dhe i Seleçao-s është shpallur fajtor për evazion fiskal, pikërisht nga tribunali administrativ i Rio de Janeiros. Shpërblimet e fshehura prej tyre i përkasin kohës kur ai aktivizohej me klubin e Santosit.
Pas këtij vendimi, braziliani do të duhet të paguajë një gjobë prej 189 milionë reais, apo rreth 47 milionë euro, të cilat ndonëse bëhet fjalë për një superlojtar, duket se ekzekutimi i vendimit ka qenë i menjëhershëm, pasi shuma i është bllokuar nga llogaritë e tij bankare, që prej nisjes së hetimeve.
Gjithsesi, avokatët mbrojtës të futbollistit nuk do ta lënë me kaq, pasi kanë apeluar në gjykatën më të lartë administrative, Carf, në drejtësinë braziliane.