04 Maj 2024

Newcastle, ofertë për Gilardinon

Londër, 19 shtator - Sulmuesi i Fiorentinës, Alberto Gilardino, është objektiv i ekipit të Premier Ligës, Newcastle United, që thuhet se bën gati 15 milionë euro për të sjellë lojtarin në kampionatin anglez.

\"Itasportpress\" shkruan se 28-vjeçari, i cili pati një fillim jo aq mbresëlënës të sezonit, është në listën e blerjeve të klubit anglez dhe mund të transferohet që në janar.

Po ashtu është raportuar se pavarësisht rezistencës nga Fiorentina, që ka thënë se do t\'i mbajë të gjithë yjet, një shumë prej 15 milionë eurosh mund ta detyrojë ekipin italian të heqë dorë nga shërbimet e lojtarit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)