03 Maj 2024

NESV: Jemi pronarët e rinj të Liverpoolit

Londër, 15 tetor - Ofertuesit e Liverpoolit, New England Sports Ventures (NESV), kanë deklaruar se janë pronarët e rinj të Liverpoolit, në një seancë gjyqësore që kontestoi ish-pronarët Tom Hicks dhe George Gillet, për tentimet e tyre për ta bllokuar shitjen.

NESV e bënë këtë deklarim, pasi Hicks dhe Gillet po vazhdojnë tentimet e tyre për ta bllokuar shitjen e Liverpoolit, tani në gjykatën e lartë të Teksasit, pas dështimit në gjykatën e lartë angleze.

Autoritetet e Bankës Mbretërore të Skocisë (RBS), të cilëve Hicks dhe Gillet u kanë borxh 300 milionë funte, kanë thënë se amerikanët nuk është dashur ta dërgojnë procesin në Teksas, pasi që këtu nuk ka të bëjë asgjë me Teksasin apo ndonjë aset amerikan.

Nëse deri nesër nuk zyrtarizohet shitja e Liverpoolit te NESV, atëherë The Reds do të hyjnë nën administrimin e RBS-së dhe pos kësaj do të dënoheshin me nëntë pikë në tabelën e Ligës Premier.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)