28 Prill 2024

Murinho ikën nga Inter, 16 milion euro për prishje të kontratës

Milano, 29 maj - “Dashuria e madhe” mes Jose Mourinho dhe Interit ka marre fund. Portugezi drejtoi skuadren italiane ne nje sezon spektakolar, i cili u mbyll me fitimin e Liges se Kampioneve pas 45 vjetesh, por menjehere pas suksesit ne “Santiago Bernabeu”, ai vendosi te braktise skuadren per te nisur nje aventure te re me Realin e Madridit.

Megjithese ne heshtje, kjo lëvizje duket se nuk eshte pritur mire nga drejtuesit e klubit zikalter, te cilet kerkojne te hakmerren me 16 milione euro qe Mourinho duhet te paguaje per prishje te njëanshme te kontrates.

Presidenti i Realit te Madridit, Florentino Perez ne zyrtarizimin e portugezit si trajner te ri te skuadres se tij, beri te ditur se kjo ceshtje i perket vetem Interit dhe Mourinhos.

Ky i fundit kërkon t’i shmanget detyrimeve, duke përdorur karten e afeksionit me presidentin Interit, Masimo Morati qe nuk ka ndermend ta fale trajnerin 47 vjecar.

Pas heshtjes edhe numri nje i klubit zikalter ka shpërthyer per here te pare ne nje interviste per “La Gazzetta Dello Sport”, duke thene se Mourinho prishi festen e Interit pas triumfit ne finalen e Champions, duke mos udhëtuar me skuadren per te festuar fitoren historike me tifozet ne Milano.

Ne kete menyre, Morati ka konfirmuar ftohjen e raportit te tij me Jose Mourinho, nderkohe qe mediat italiane kane nisur nje sulm akuzash ndaj trajnerit duke e cilësuar ate si “Mashtruei Special”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)