05 Maj 2024

Mourinho: Ronaldo i pari, Messi i dyti

Madrid, 11 tetor - Strategu portugez, Jose Mourinho, ka ndezur edhe njëherë debatin e madh se kush është futbollisti më i mirë në botë, duke deklaruar në mënyrë sensacionale se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në planet, ndërsa për të në pozitën e dytë është ‘jashtëtokësori’, Lionel Messi.

“Janë dy opsione – Cristiano dhe Messi. Nëse e konsideroni Cristianon të parin, atëherë Messi është i dyti. Për mua është e qartë – Cristiano Ronaldo është numri një”, theksoi Mourinho për Telemadrid.

“Liga e Kampionëve është gara e garave. Është më e rëndësishmja dhe më e madhja në aspektin e cilësisë. Nuk dua të tingëlloj egoist, por sivjet do ta fitoj Ligën e Kampionëve, pasi që dua ta mbroj titullin tim dhe ta kthej aty ku e ka vendin, te Real Madridi”, përfundoi portugezi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)