03 Maj 2024

Mourinho nuk do të qëndrojë gjatë te Reali

Madrid, 30 tetor - Menaxheri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se qëndrimi i tij në kampionatin spanjoll mund të jetë i shkurtër.

Portugezi, i cili shkroi emrin e tij si një prej trajnerëve më të trofeshëm, kur udhëhoqi Porton drejt triumfit në Ligën e Kampionëve në vitin 2004, para se të zhvendosej në Angli dhe të fitonte dy tituj të Ligës Premier me Chelsean.

Ai erdhi në Madridi gjatë verës së kaluar, pasi drejtoi Interin drejt tre titujve Serie A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve, dhe beson se të punojë në Spanjë është edhe më vështirë, për shkak të nevojës edhe më të shprehur për të fituar.

“Të qëndrosh në një klub të madh për një kohë aq të gjatë është vështirë në kulturën në të cilën jetojmë. Është më lehtë në Angli. Atje gjeni njerëz të cilët qëndrojnë për vite pa fituar asgjë. Është vështirë pasi nevoja për të fituar është gjithmonë e pranishme. Nëse qëndroj katër sezone, kjo do të thotë se kam bërë gjërat si duhet dhe se jemi të gjithë të lumtur, dhe do të isha i ngazëllyer të vazhdoja”, ka thënë Mourinho.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)