29 Prill 2024

Mourinho jep “ok”-in për Kakanë tek Interi

Milano, 8 tetor - Kanë ardhur konfirmime të reja nga Spanja për kalimin e mundshëm tek Interi të Kakàsë në janar. Sipas shtypit italian, Mourinho duket se ka dhënë miratimin e tij për operacionin që do të rikthente në Milano brazilianin.

Ndërsa, ka disa probleme për Maikonin me sulmin e radhës që menaxheri i tij, Kaliendo, i ka bërë drejtuesve zikaltër:

“Klienti im është i nervozuar. Dikush nga klubi po bën një lojë të pisët dhe do ta zbulojmë shpejt se si qëndrojnë gjërat”. Kaliendo, ka vazhduar duke thënë: “Klubi kërkon ta shesë Maikonin vitin e ardhshëm? Do të shohim se çfarë do të ndodhë… Po pres një takim për të sqaruar disa gjëra që kanë ndodhur verën e kaluar kur qëndrimi ynë ka qenë gjithmonë korrekt kundrejt skuadrës”.

Ndërkohë, mesfushori ganez Muntari, ka kërkuar falje për faktin se ka braktisur “San Siron” kur ka mësuar se do të qëndronte në tribunë. Gjithsesi është e mundur që lojtari të largohet në janar nga ekipi. Menaxheri i tij Pivetau thotë: “Të shohim se çfarë do të ndodhë në janar, ai është i lumtur tek Interi po ka dëshirë të luajë. Totenhemi? Po, është një mundësi. Por ka edhe skuadra të tjera që interesohen për të”, ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)