03 Maj 2024

Mou, jo favorit për Topin e Artë

Madrid, 11 dhjetor - Marrin gjithçka spanjollët. Jo vetëm mes lojtarësh, por edhe mes teknikëve. Pas Iniestës, që (kryeson katalanasit e tjerë Ksavi e Mesi), “Topi i Artë” i ri për trajnerë do t’i shkojë Visente del Boske, trajneri i Spanjës kampione bote.

Mund të jetë e drejtë, Botërori ka shumë peshë, por vështirë që Zhoze Murinjo, kandidati tjetër i madh, do të përsërisë një \"tripletë\" si ajo me Interin: titull, Champions e Kupën e Italisë.

Italianët akuzojnë se kjo gjë ndodh pasi FIFA dominon në marrjen e vendimit, dhe ajo zgjedh të angazhuarit në kompeticionet e saj. I treti në listë mes trajnerëve është Guardiola, i cili këtë çmim pritet ta fitojë në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)