27 Prill 2024

Moratti: Benitez do fitojë më shumë se Mourinho

Milano, 7 shtator - “Kushdo mund të bëjë krahasime me të shkuarën por Benitez do fitojë më shume se Mourinho”.

Këtë koment e bën presidenti i Interit, Massimo Moratti, i cili i jep mbështetje maksimale teknikut të ri zikaltër në një moment delikat.

 “Benitez ka përpara një vit të tërë. Ai ka dëshirën, inteligjencën dhe qetësinë për të arritur lart. Tifozët nuk mund të urdhërohen të mos bëjnë krahasime por ky është realiteti dhe duhet të jemi optimistë”, shton pronari i klubit kampion Europe.

Më tej ai flet edhe për zërat që e adresojnë Interin drejt sulmuesit Cassano. “Nuk kemi menduar ende për të. Eshtë e kotë të themi se ndihet gati për një skuadër të madhe pasi ai ndodhet tek Sampdoria që është gjithashtu një skuadër e madhe”, përfundoi Moratti.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)