09 Maj 2025

MKRS në palestrën e Deçanit do të investojë 650 mijë euro

Prishtinë, 17 dhjetor - Në vazhdën e vizitave nëpër qytete të Kosovës, që për qëllim kanë inspektimin e punimeve ku ministria është investitor, sot ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga zëvendësministri Rexhep Hoti dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, vizitoi Palestrën e Sportit në këtë qytet.

Ky projekt është investim i MKRS-së, në të cilin sivjet janë ndarë 400 mijë euro ndërkaq vitin e ardhshëm, sipas projeksioneve buxhetore do të investohen 250 mijë euro.

Ministri Shala u shpreh se infrastruktura e sportit po përmirësohet dukshëm sipas standardeve evropiane.
   
Po ashtu, ministri Shala  u shpreh i kënaqur me ecurinë e punimeve gjer me tani dhe sipas tij, Deçani shumë shpejt do të bëhet me Palestër Sporteve moderne, me çka krijohen lehtësira për zhvillimin e aktiviteteve të sportit të kësaj komune dhe të Kosovës.

Ministri Shala u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të përmirësojë infrastrukturën e sportit në vend, por edhe të plotësojë legjislacionin, me qëllim të inkuadrimit të sportit të Kosovës në rrjedhat ndërkombëtare.

Ndërkaq, kryetari Selmanaj e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ai u shpreh se me projekte të përbashkëta në fushat e kulturës, rinisë dhe sportit krijohen mundësi për zhvillimin e këtyre sektorëve të rëndësishëm për shtetin e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)