MKRS ndan shpërblime për Majlinda Kelmendin e Nora Gjakovën

Prishtinë, 25 prill - Sot në kabinetin e Ministrit Kujtim Shala zhvillohet ceremonia e ndarjes së shpërblimeve shtetërore për xhudistet Majlinda Kelmendi, fituese e Medaljes së Artë në Kampionatin Evropian të xhudos që u mbajt në Rusi, dhe Nora Gjakovën, fituese e Medaljes së Bronztë në këtë kampionat si dhe për trajnerin e xhudisteve, Driton Kuka.
Shpërblimet shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore ndahen në bazë të Rregullores Nr. 15/2013 për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare, dhe sipas saj fituesja e Medaljes së Artë shpërblehet me shumën prej 20 mijë ndërsa fituesja e Medaljes së Bronztë shpërblehet me 8 mijë .
Ndërkaq, trajneri shpërblehet me gjysmën e shumës së fituesve, 10 mijë, përkatësisht 4 mijë .