08 Maj 2025

MKRS-ja licencoi tri federatat e para

Prishtinë, 19 shkurt - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti, sot, në një ceremoni zyrtare, të organizuar në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, dha licencat për katër vitet e ardhshme, për tri federata të cilat kanë përmbushur të gjitha kriteret e parapara me Ligjin për Sport dhe me Udhëzimin Administrativ.

Licencat e para u  dhanë për Federatën e Atletikës, Federatën e Futbollit dhe Federatën e Shenjëtarisë, dhe ato, drejtuesve të federatave, iu dorëzoi ministri Shala.
   
Me këtë rast, ministri Kujtim Shala, i përgëzoi drejtuesit e federatave për punën dhe përmbushjen e kritereve për licencim, dhe u shpreh se ky akt, hap rrugën për procesin tjetër,  atë të nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit, me çka MKRS-ja ndihmon programet e federatave respektive.

Drejtuesit e federatave falënderuan MKRS-në për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe u zotuan se ky bashkëpunim do të vrazhdojë edhe në të ardhmen, në funksion të zhvillimit dhe avancimit të sportit të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)