09 Maj 2025

MKRS do të vazhdojë bashkëpunimin me Federaten e Xhudos

Prishtinë, 31 dhjetor - Takimin e fundit zyrtar për këtë fundvit, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, e zhvilloi sot me kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, dhe përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka.

Në këtë takim u bisedua për të arriturat dhe sfidat të cilat i ka kaluar xhudoja kosovare në vitin 2015 si dhe programin e sfidat që e presin këtë sport në vitin e ardhshëm, me theks përgatitja për Lojërat Olimpike “Rio 2016” dhe arritja e rezultateve kulmore në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

Drejtuesit e FXHK-së e informuan ministrin Shala me aktivitet që ka organizuar e zhvilluar Federata në 2015-të, pjesëmarrjen në shumë ngjarje ndërkombëtare dhe punën me klubet brenda për brenda Kosovës. Ata e njoftuan ministrin Shala edhe për përgatitjet intensive që po bën Përfaqësuesja e Kosovës për Lojërat Olimpike “Rio 2016”, ku synimi është që të sillet medalje olimpike në Kosovë.

Krerët e xhudos e vlerësuan punën e ministrit Shala, sidomos për mbështetjen e tij dhe të MKRS-së dhënë për Federatën, ku përmes memorandumeve të bashkëpunimit që ministria nënshkruan me federatat e sportit, e ka përshpejtuar dhe bërë më të lehtë procedurën e mbështetjes financiare për federatat.

Ministri Shala e vlerësoi punën dhe rezultatet që ka arritur FXHK-ja dhe u shpreh se edhe në vitin e ardhshem do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me FXHK-në dhe përkrahjen e saj me qëllim të funksionimit sa me efikas të federatës dhe ngritjes së cilësisë së mëtejme

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)