05 Maj 2025

Milano në kërkim të Shaqirit

Milano, 4 tetor - E ardhmja e talentit shqiptar të Baselit të Zvicrës, Xherdan Shaqirit mund të jetë ekipi italian, Milan."Calciomercato", të hënën ka raportuar se Shaqiri brenda një kohe të shkurtër mund të bëhet pjesë e kuqezinjve.

Reprezentuesi shqiptar i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri është duke shkëlqyer në skuadrën e tij Basel, dhe tashmë shumë skuadra të mëdha evropiane janë duke e vëzhguar vazhdimisht.

Sipas "Calciomercato", drejtuesit e Milanit, do të synojnë që gjatë verës së ardhshme ta sjellin në "San Siro", Shaqirin, për të cilën interesim kanë shprehur edhe Borussia e Dortmundit, Bayern Munchen, Lazio, Napoli, Juventus e Manchester United. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)