Milani nuk do ta shesë Thiago Silvan

Milano, 15 qershor - Milani ka bërë të ditur në faqen zyrtare se nuk do ta shesë Thiago Silvan gjatë kësaj vere.
Rossonerët kanë qenë në bisedime me Paris Saint-Germain për mbrojtësin brazilin, me Silvio Berlusconin i cili bëri aludimin më të madh se braziliani mund të shitet në rast të ndonjë super oferte.
Presidenti i klubit, Silvio Berlusconi ka vendosur: Thiago Silva do të qëndrojë te Milani, shkruan në komunikatën e klubit nga San Siro.
Në ndërkohë, edhe PSG në faqen zyrtare ka njoftuar se ka hequr dorë nga negociatat për transferimin e Thiago Silva.
Thiago Silva është transferuar te Milani në vitin 2009 për rreth 10 milionë euro dhe sot konsiderohet si një prej mbrojtësve më të mirë në botë, ndërsa çmimi i tij është hiç më pak se 70 milionë euro