Milani nis negociatat për transferimin e Tonit

Milano, 31 dhjetor - Milani ka nisur edhe formalisht bisedat me Genoan për të transferuar sulmuesin Luca Toni.
Gazzetta dello Sport shkruan se Milani e sheh 33-vjeçarin si një mbulesë të përkohshme deri në verë, kur Rossonerët shpresojnë të sjellin sulmuesin e Manchester Cityt, Mario Balotelli, sërish në Itali.
Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi, këtë javë është në Brazil, ku ndodhet edhe zëvendës-presidenti i Milanit, Adriano Galliani, i cili është duke biseduar me kampin e Ronaldinhos për vazhdimin e kontratës.
Interi po ashtu është lidhur me një transferim të Tonit nga shtypi italian.