09 Maj 2025

Milan synon ta transferoj Iscon

Milano, 2 janar - Isco pritet të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit. Ish anëtari i Malagas është i pakënaqur me Rafa Benitezin, i cili nuk po e inkuadron në lojë.

Lojtari po synon ta gjej një ekip ku mund të luaj rregullisht, pasi nuk dëshiron të mbetet jashtë Euroi 2016.

Sipas Tuttosportit, Milani është hedhur në aksion ta transferoj Iscosn. E përditshmja sportive italiane shkruan se Adriano Galliani do ta telefonoj presidentin e Realit, Florentino Perez për t’ia kërkuar Iscon.

Por, Milani nuk ka para që ta blejë lojtarin. Rossonerët synojnë ta huazojnë Iscon deri në verë, me mundësi të blerjes.

Milan do ta ketë të vështirë ta transferoj Iscon, pasi Manchester City është i gatshëm të shpenzoj 40 milion euro për reprezentuesin e Spanjës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)