Milan kërkon të rikthejë në Julio Cezar

Milano, 4 prill - Sipas të përditshmes italiane Corriere della Sera, Milan është shumë pranë portierit brazilian Julio Cezar. 
Ky i fundit mund të kthehet në Milano, ku dhe shkruajti pjesën më të suksesshme të karrierës së tij me skuadrën e Inter. 
I transferuar nga zikaltërit në kampionatin anglez me skuadrën e QPR, Julio Cezar pritet të kthehet sërish në kampionatin italian. 
Sipas gazëtës, Milan ka nisur që tani kontaktet, ndërsa vetë portieri po mendon seriozisht këtë opsion, pasi me shumë mundësi skuadra e tij do të bie nga Premier League. 
Julio Cezar shihet si portieri i duhur nga Milan, pasi mosha e Abbiati nuk premton shumë, ndërsa portieri i dytë Amelia do të largohet në fund të këtij sezoni. 















