Messi, Xavi e Ronaldo, kandidatë për lojtarin më të mirë

Paris, 26 korrik - Lionel Messi, Xavi Hernandez dhe Cristiano Ronaldo janë kandidatë për titullin e lojtarit më të mirë të Evropës.
Çmimi njërit nga këta tre lojtarë do ti dorëzohet në ceremoninë solemne më 25 gusht në Monte Carlo me rastin e tërheqjes së shorteve për grupet e Ligës së Kampionëve.
Messi sezonin e kaluar ka shënuar 53 gola në paraqitjet e tij, ndërsa ai dhe Xavi kanë udhëhequr Barcelonën drejt titullit të kampionit të Spanjës dhe Evropës. Ndërkohë, që sulmuesi i Realit të Madridit, Ronaldo, me 40 gola në ndeshjet kampionate në një sezon ka arritur rekord në Ligën spanjolle.
Në votimin për futbollistin më të mirë të Evropës do të marrin pjesë nga një gazetar prej 53 shteteve anëtare të UEFA-s.