Messi shqyrton mundësit për tu larguar nga Barcelona

Barcelonë, 20 tetor - E ardhmja e Lionel Messit mund të jetë larg Barcelonës dhe kësaj here nuk është një thashetheme e zakonshme e tregut.
Sulmuesi argjentinas besohet se është duke shqyrtuar mundësit për tu larguar nga Barcelona, pasi mediat spanjolle kanë filluar të bëhen të padurueshme.
Ky skenar u zbulua nga gazetari Joseba Larranaga, i cili ka thënë se Messi është i zhgënjyer dhe i acaruar nga shpifjet e vazhdueshme kundër atij dhe familjes së tij në ditët e fundit.
Nuk duhet harruar se kjo është një arsyeje e fortë, pasi për shkak të presionit të medieve edhe Luis Suarez ishte larguar nga Liverpooli.