27 Mars 2023

Messi shpëton Barcelonën nga barazimi

Barcelonë, 28 shkurt - Barcelona ka shënuar fitore të vështirë ndaj Malagës në Camp Nou me rezultat 2-1. Barcelona që nga sekonda e parë deri në atë të fundit kishte posedim mbi 70% të kohës në top. Rastet ishin të panumërta, por paaftësia e një Ibrahimovici që kushtoi mëse 70 milion euro është vërtetë në këtë rast e paakceptueshme.

Pjesa e dytë ishte me ritmin e njejtë blaugran, por me ndryshim dramatik në rezultat. Është Pedro Rodriguez ai që në minutën e 69 kalon në epërsi të merituar Barcelonën. Pedro luajti në këtë takim shumë më mirë sesa Ibrahimovic, që në ca raste u tregua amater i vërtetë.

Dushi i ftohtë dhe gëzimi i tifozëve të Realit vjen në minutën e 81 kur Valdo shënon për qetësinë e mëse 120 mijë spektaktorëve në Camp Nou.

Mirëpo, se pse duhet ta kesh një Messi në skuadër tregon minuta e 84. Argjentinasi shënoi tre minuta pas golit të barazimit për t’ua salduar gjuhën të gjithë kritikëve dhe tifozëve madrilen natyrisht që shpresonin ta shihnin skuadrën e tyre në piedestal.

Ibrahimovicit, lojtarit më të keq të ndeshjes nuk ju pranua një gol në minutën e fundit. Sidoqoftë, Malaga nuk e meritoi barazimin dhe kështu mbetet në pozitën e 12. Barcelona mban pozitën e parë me 61 pikë, dy më shumë se Real Madridi në pozitën e 2 me 59 pikë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)