Messi ka telashe me një lëndim në këmbën e majtë

Barcelonë, 11 dhjetor - Barcelona ka njoftuar se sulmuesi Lionel Messi ka munguar në stërvitjen e së enjtes. Lionel Messi ka munguar në stërvitjen e së enjtes, ka konfirmuar Barcelona.
Sulmuesi argjentinas luajti tërë takimin kundër Bayer Leverkusenit në Ligën e Kampionëve të mërkurën.
Por, ai kishte telashe me një lëndim në këmbën e majtë, derisa trajneri Luis Enrique refuzoi ta zëvendësonte, përcjell Lajmi.net.
Gjiganti katalan ka konfirmuar se Messi nuk është stërvitur sot.
Por, në vend të një sqarimi të detajuar, Bracelona ka arsyetuar mungesën e Messit për arsye personale.