05 Maj 2025

Messi edhe 5 gola për të thyer rekordin

Barcelonë, 21 shtator - Sulmuesi argjentinas Lionel Messi është afër një rekordi të ri në fanelën e Barcelonës. Messin e ndajnë vetëm 5 gola nga kalimi i rekordit të ish shulmuesit të Barcelonës, legjendës hungareze Laszlo Kubala.

Hungarezi e mban rekordin si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave tek Barcelona me plot 194 gola, ndërsa Messi deri më tani tek Barcelona ka realizuar 189 gola.

Kjo do të thotë që vetëm 5 gola e ndajnë Messin për t′u bërë golashënuesi më i mirë i katalanasve.

Pas thyrjes të disa rekordeve të tjerë sezonin e kaluar duke u bërë edhe golashënuesi më i mirë i Barcelonës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)