Mesi, futbollisti më i mirë i ligave europiane të futbollit

Uruguaj, 30 dhjetor - Argjentinasi, Lionel Mesi u zgjodh futbollisti më i mirë i ligave europiane të futbollit, në renditjen e hartuar nga gazeta El Pais e Uruguajit.
Në këtë garë, Mesi mundi dy shokët e skuadrës Çavi dhe Iniesta, ndërsa mësohet, se trajneri më i mirë, u shpall portugezi i Realit të Madridit, Zhoze Murinjo.