30 Prill 2024

Mesi dhe Guardiola dhurojnë 1 milionë euro për të luftuar Koronavirusin

Madrid, 25 mars - Lionel Mesi dhe Pep Guardiola i janë bashkuar nismës të ndërmarë së fundmi, për tiu ardhur në ndihmë spitaleve, për të luftuar Koronavirusin.

Mediat spanjolle raportojnë se si ylli argjentinas ashtu edhe trajneri i Manchester City kanë dhuruar plot 1 milionë euro.

Mesi do ta ndajë shumën në një klinikë në Barcelonë, qytetin ku ai është idhull, dhe një tjetër qendër mjekësore në vendin e tij, Argjentinë.

Me këto para, këto subjekte shëndetësore do të jenë në gjendje të blejnë materiale për të përballuar numrin e madh të pacientëve, të cilët do të duhet të trajtohen për shkak të kësaj pandemie.