Mërgim Berisha transferohet në Fenerbahçe
![Mërgim Berisha transferohet në Fenerbahçe](http://www.ekonomia.info/repository/images/main/mergim_berisha_fenerbahce.jpg)
Stamboll, 2 shtator - Futbollisti nga Gjermania me origjinë kosovare, Mërgim Berisha, është transferuar në klubin e ligës së parë turke Fenerbahçe.
Në një deklaratë, Fenerbahçe njoftoi se ka për katër vjet siguruar shërbimet e Berishës nga klubi austriak Red Bull Salzburg.
"I urojmë suksese dhe kampionate Berishës në klubin tonë verdh-e-kaltër. Mirë se erdhe në Fenerbahçe, Mërgim Berisha", shkroi Fenerbahçe në faqen e saj zyrtare të internetit.