Melo do të transferohet të Galatasaray

Stamboll, 23 korrik - Gjiganti turk, Galatasaray ka gjetur zëvëndësimin për Lorik Canën, ai është mesfushori brazilian i Juventusit, Felipe Melo.
28 vjeçari kishte deklaruar vet se do të largohet nga Juventusi dhe pas disa ditësh negociata, klubi turk ka siguruar shërbimet e tij.
Ai konsiderohet një prej dështimeve më të mëdha të Juventusit, pasi është blerë 25 milionë euro nga Fiorentina, ndërsa është shitur për 13 milionë te Galata.
Juventusi bën të ditur se ka arritur marrëveshje me Galatasarayn për transferimin e Felipe Melos. Kontrata dhe çmimi fillëstar i huazimit do të paguhet në tri pjesë prej 1.5 milionë eurosh. Po ashtu ekziston dhe opsioni që vitin e ardhshëm të transferohet komplet kartoni i lojtarit për 13 milionë euro, shkruan në komunikatën e Zonjës së Vjetër.