01 Prill 2023

Më 22 janar mbahet Asambleja Ballkanike e Volejbollit

Prishtinë, 18 janar - Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci i shoqëruar nga nënkryetarja Mimoza Shkodra dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, do të marrin pjesë në asamblenë e përvitshme Ballkanike të volejbollit, ku do të vendoset për aktivitetet e vitit 2022, datat dhe organizatorët.

Është shumë e rëndësishme pjesmarrja në këtë asamble, pasi presidentët dhe përfaqësuesit e Federatave Ballkanike votojnë për vendimet që do të diskutohen sipas pikave të agjendës që janë caktuar paraprakisht.

Asambleja mbahet në Shkup dhe është e 23-ta rresht e organizuar nga BVA, teksa prezent do të jetë edhe presidenti i Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), Aleksandar Boricic, zëvendës-presidenti Renato Arena dhe drejtori për zhvillim, Ozkan Mutlugil.

Veç këtyre, janë konfirmuar si pjesmarrës edhe presidentët e Federatave të Kroacisë dhe Sllovenisë, Ante Bakovic respektivisht Metod Ropret.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)