Mbahet kuvendi i punës i KB Sigal Prishtina

Prishtinë, 23 janar - Sot në Prishtinë mbahet kuvendi i punës të Klubit të Basketbollit SIGAL Prishtina.
Në këtë kuvend do të marrin pjesë kryetari i klubit, Blerand Stavileci, bordi i klubit, menaxhmenti dhe anëtarët e tjerë, si dhe sponzorët e shumë dashamirë tjerë të KB SIGAL Prishtina.
Në kuvend do të diskutohet për punën dhe sukseset e deri tanishme të klubit, poashtu edhe për planet e së ardhmes.