27 Prill 2024

Mascherano, prezantohet tek Barcelona

Barcelonë, 30 gusht - Mascherano prezantohet në Kamp Nou, menjëherë pas vizitave mjekësore, dhe do të vendoset menjëherë në dispozicion të teknikut Guardiola, për të nisur sezonin e ri me Barcelona. Argjentinasi ka firmosur një kontratë 4 vjecare dhe do të përfitojë 5.5 milionë euro neto në sezon.

Barcelona ka paguar me mesfushorin shkatërrues 22 milion euro për ta marrë nga Liverpool, më pak se Inter, por vendimtar ka qenë zgjedhja e Mascheranos. Dy herë kampion olimpik dhe dy herë i eleminuar nga Gjermania në Botëror, Mascherano bëhet kështu argjentinasi i tretë i Barçelonës, pas Messi e Militos.

Me këtë lëvizje katalanasit zëvendësojnë largimin e Yaya Toure drejt Manchester City, por për Guardiolën është një dilemë tekniko-taktike, sepsé Busquets në Afrikën e Jugut u shpall kampion bote dhe është vështirë ta bindësh të ulet në pankinë.

E në fakt, vullneti i Mascheranos për t’u larguar nga Anfield Road ka qenë fondamental në konkludimin e tratativës; argjentinasi bëri gjithcka duke bojkotuar edhe ndeshjen me City të hënën, trasfertën në Turqi të enjten. 25 vjecari kërkoi me ngulm Barcelonën dhe katalanasit u përgjigjën duke e veshur blaugrana.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)