09 Maj 2025

Martohet Frank Lampard

New York, 21 dhjetor - Frank Lampard i thotë më në fund lamtumirë beqarisë. Ish-futbollisti i përfaqësueses angleze shkoi drejt altarit ku lidhi kurorë me prezantuesen e një prej televizioneve britanike Christine Bleakley në një ceremoni martesore e denjë për këto dy personalitete.

Në ceremnoninë e martesës së Lampard me Christine Bleakley, mes të pranishmëve ishin edhe kapiteni i Chelseat, John Terry dhe portieri Petr Cech që ka kaluar te Arsenali.

Një tjetër personazh i ftuar në këtë martesë ishte edhe Pears Morgan.

Frank Lampard, i cili aktualisht është pjesë e New York City, filloi të frekuentojë moderatoren britanike në vitin 2009, ndërsa në 2011 ai shpalli fejesën me të.

Ish-lojtari i Chelseat më parë ka pasur një lidhje me spanjollen Elen Rivas me të cilën ka edhe 2 fëmijë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)