Marchisio drejt United

Manchester, 30 prill - Përveç merkatos në hyrje, Antonio Conte duhet tu ruhet edhe kundërshtarëve që synojnë të shkëpusin pjesë nga grupi bardhezi. 
Njëri prej tyre është mesfushori Claudio Marchisio, emri i të cilit po lakohet përditë e më shumë. 
Pas hipotezës Milan, në adresë të lojtarit italian shfaqen edhe pretendentë nga Anglia ku Sir Alex Ferguson ka një simpati të veçantë për mesfushorin bardhezi.
Marchisio i ka të gjitha karakteristikat e identikitit të njeriut që po kërkon tekniku për mesfushën e Manchester United, pasi ai beson se italiani zotëron cilësitë e duhura për lojën e skuadrës së tij. 
Italiani ka një kontratë deri në vitin 2016 me Juventus, por ofertat e rëndësishme nuk kanë munguar dhe ai mund të kërkojë një eksperiencë të re jashtë Italisë dhe në këtë aspekt, Manchester United do të ishte një destinacion i pëlqyer. 















