04 Maj 2024

Maradona: Dua që Lavezzi të mbajë numrin 10

Napoli, 4 nëntor - Legjenda e futbollit, Diego Maradona, dëshiron që numri i tij 10, të dalë nga ‘mënjanimi’ dhe t`i jepet Ezequiel Lavezzit.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, kishte dhënë idenë për të rikthyer fanellën me numrin 10, që është hequr nga përdorimi që nga koha e Maradonës në klub.

Një sondazh në ueb faqen Il Mattino tregoi se 54.1 për qind e njerëzve të pyetur, mendojnë se fanella duhet të qëndrojë e papërdorur. Megjithatë Maradona ka një mendim tjetër.

“Ezequiel është një djalosh i veçantë dhe një futbollist i madh. Ai duhet të luajë me fanellën numër 10 dhe jo me atë 22”, ka thënë argjentinasi për Ole.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)