30 Prill 2024

Mancini e do Ibrahimovicin

Manchester, 14 maj - Bosi i Manchester Cityt, Roberto Mancini, dëshiron të ribashkohet me sulmuesin e Barcelonës, Zlatan Ibramovic.

Daily Express shkruan se City po planifikon transferimin e Ibrahimovicit që dështoi te Barca, ndërsa Mancini po përgatit një ofertë prej 40 milionë funtesh për sulmuesin suedez.

Ibrahimovic, që u transferua te Barcelona për 57 milionë funte verën e kaluar, ka dështuar të tregojë vlerën e tij në Camp Nou, por vazhdon të nxisë interesimin e ish-trajnerit tek Interi, Roberto Mancini.