30 Prill 2024

Luis Suarez transferohet në Atletico Madrid

Madrid, 24 shtator - Futbollisti 33-vjeçar uruguaian i Barcelonës është transferuar në Atletico Madrid.

Në deklaratën e bërë nga klubi i Barcelonës, thuhet se është arritur marrëveshje që Suarez të transferohet në Atletico Madrid për një klauzolë prej 6 milionë eurosh që ndryshon në varësi të suksesit.

Ndërkohë, nga Atletico Madrid njoftuan se pas kontrollit mjekësor do të nënshkruhet kontratë me Suarez.

Suarez në 6 sezonet e fundit me fanellën e Barcelonës fitoi 4 liga, 4 kupa mbretërore, 2 Super Kupa të Spanjës, një Liga e Kampionëve, një Super Kupa e Evropës dhe një FIFA Kupa Botërore e Klubeve duke shënuar 198 gola në 238 ndeshje.

Klubi i Barcelonës sot pritet të organizojë një konferencë për media për t'i dhënë lamtumirën futbollistit, ndërsa Atletico Madrid pritet atë ta njoftojë të premten.