29 Prill 2024

Lojtarët e Realit shprehen për largimin e Raul

Madrid, 27 korrik - Raul Gonzalez kurrë më nuk do të luajë në fanellën e Real Madridit, por natyrisht se do të zë vend të veçantë në librat e historisë së Real Madridit, si një legjendë dhe si një lojtar model për futbollistët e sotëm.

Natyrisht, pa u shprehur nuk kanë mbetur as lojtarët e Real Madridit, disa prej të cilëve po i citojmë më poshtë.

Iker Casillas: “Rauli është simbol i Real Madridit. Një kapiten i madh është i definuar nga të mirat dhe të këqijat, duke e ditur se ai gjithnjë do të bëjë më të mirën në çfarëdo situate. Raul është shembull i profesionalizmit. Ai më ndihmoi të rritem si njeri dhe si lojtar. Historitë fantastike të klubeve janë të shkruara nga lojtarë të mëdhenj dhe Raul është një prej tyre”.

Cristiano Ronaldo: “Të luaja përkrah Raulit ishte nder. Unë gjithmonë e kam ëndërruar këtë si fëmijë. Ishte nder ta kem shfrytëzuar të njëjtën zhveshtore si ai dhe unë i dëshiroj atij çdo të mirë”.

Xabi Alonso: “Raul përfaqëson vlerat e Real Madridit. Ai është simbol dhe pjesë e historisë së klubit. Nuk është lehtë të luash për Real Madridin për 15 vjet, por ai bëri kështu, sepse ai është lojtar i mrekullueshëm”.

Kaka: “Raul është lojtar fantastik dhe një anëtar shumë i rëndësishëm i këtij klubi. Raul gjithmonë do të jetë pjesë e Real Madridit dhe largimi i tij është ditë pikëllues për tifozët dhe bashkëlojtarët”.

Pepe: “16 vite të cilat ai i ka kaluar këtu flasin më shumë për vlerat e talentit të tij. Ai zë një vend të veçantë në zemrën time, sepse ai gjithnjë e shikonte progresin tim, kur unë isha i lënduar. Ai u zgjua nga pankina dhe më shoqëroi në zhveshtore, që ishte një gjest i pabesueshëm të cilin kurrë nuk do ta harroj. Ai është një pjesë e madhe e historisë së Real Madridit”.

Lass: “Unë jam shumë i lumtur që kam luajtur me të. Më kujtohet kur e shikoja duke luajtur si djalosh i vogël. Ai më ndihmoi shumë që prej se erdha në Madrid. Unë gjithmonë do të them se e kam pasur privilegjin të luaj me Raulin te Real Madridi”.

Fernando Gago: “Një emblemë e Real Madridit po largohet, një prej atyre lojtarëve me të cilët identifikohen tifozët. Ishte kënaqësi të luaja me Raulin dhe të ndaja të njëjtën zhveshtore me të. Unë i dëshiroj atij çdo të mirë, si në jetën private ashtu dhe në futboll”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)