Llorente vazhdon karrierën te spanjollët e Sevijes

Madrid, 27 gusht - Fernando Llorente është larguar nga Juventusi për të vazhduar karrierën e tij te spanjollët e Sevijes.
Operacioni u mbyll të mërkurën sipas mediave spanjolle, për shifrën e 10 milionë eurove.
Së bashku me Gameiro dhe Immobile, tashmë sulmi i ekipit spanjoll është i plotësuar.
Me Llorente të larguar, Juventusi do të mbajë në skuadër sulmuesin Zaza, për të cilin interesohej West Ham.