29 Prill 2024

Liverpooli, 15 milionë funte për Forlan

Liverpool, 26 korrik - Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, besohet se është duke përgatitur transferimin e Diego Forlanit, si zëvëndësues të Fernando Torresit, pasi që tashmë është shprehur i frikësuar që spanjolli mund të largohet.

Sipas The People, Hodgson kërkon ta transferojë Forlanin për ta zëvëndësuar sulmuesin spanjoll Torres, ndërsa thuhet se drejtuesit e Liverpoolit kanë kontaktuar ata të Atletico Madridit të cilëve u ofruan 15 milionë funte.

Shitja e Fernando Torresit do t\'i sillte 50 milionë funte, një shumë që do të mbulonte një sërë transferimesh të Liverpoolit dhe një shumë të cilën do ta paguanin klubet si Chelsea.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)