09 Maj 2025

Liverpool ofron 37 milionë paundë për Gotzen

Liverpool, 8 janar - Liverpool kërkon të sjellë në “Anfield” Mario Gotzen dhe është gati të paguajë 37 milionë paundë për të.

Lajmi bëhet publik nga e përditshja gjermane “Bild”, sipas së cilës, trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp, mendon se është në gjendje që të bindë futbollistin e Bajernit të Mynihut për t\'u vënë sërish nën urdhrat e tij, si dikur te Borussia Dortmund.

Vetë Gotze nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë, ndërkohë që kontrata e tij me kampionët e Gjermanisë skadon në verën e vitit të ardhshëm.

“Kam një kontratë me Bajernin deri në vitin 2017. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Për momentin askush nuk ka kontaktuar me mua“, u shpreh Gotze.

Mario Gotze ka luftuar shumë për të gjetur një vend në formacion te Bajerni që nga momenti kur në këtë skuadër erdhi Pep Guardiola, pasi në të shumtën e rasteve ai i ka nisur ndeshjet nga stoli, ndërkohë që në këtë sezon gjërat nuk po shkojnë siç duhet për të për shkak të një dëmtimi që e ka lënë atë jashtë fushave të lojës që nga muaji tetor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)