03 Maj 2024

Liverpool interesohet për Ronaldinho

Liverpool, 9 dhjetor - Liverpool është e interesuar në blerjen e brazilianit Ronaldinho në merkaton e janarit.

Sipas ‘Daily Star’, futbollisti i Milan duhet të reduktojë rrogën e tij vjetore prej 9 milionë eurosh nëse do të transferohet në “Anfield Road”.

Braziliani nuk po kalon një moment të mirë tek ekipi kuqezi duke mos u nisur titullar në shtatë ndeshjet e fundit të Milan. Gjithashtu, festat e tij deri në orët e vona kanë ngjallur kritika në klub.

Trajneri i Liverpool, Roy Hodgson, kërkon që lojtari të huazohet nga Milan deri në qershorin e ardhshëm kur i skadon kontrata me kuqezinjtë dhe më pas, duke parë rendimentin e ofruar, Liverpool mund t’i propozojë nënshkrimin e një kontrate të gjatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)