14 Maj 2025

Lionel Messi paguan 53 milion euro taksa

Barcelonë, 17 korrik - Lionel Messi  paguan 53 milion euro taksaMessi ka paguar rreth 53 milionë euro taksa vetëm këtë vit te autoritetet fiskale, duke u bërë personi i parë juridik që paguan një shumë të tillë.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka paguar rreth 53 milionë euro taksa vetëm këtë vit te autoritetet fiskale, duke u bërë personi i parë juridik që paguan një shumë të tillë.

Sipas mediave spanjolle, shuma që Messi duhej të paguante ndaj zyrës së taksave është shtuar me disa milionë për shkak të gjobës që ai ka marrë pasi nuk deklaroi prejardhjen e rreth 3 milionë eurove të përfituara nga të drejtat e imazhit.

Gazeta sportive katalunase, Mundo Deportivo, shkruan se 53 milionë eurot e paguara këtë vit janë detyrime të prapambetura të viteve 2010, 2011, 2012 dhe 2013.

Sipas kësaj gazete Messi i ka paguar arkës së thesarit spanjoll në total rreth 100 milionë euro. Gjatë viteve të fundit, detyrimet e 4 herë fituesit të “Topit të Artë” në drejtim të autoriteteve fiskale janë rritur ndjeshëm, në progresion edhe me rritjen e të ardhurave të sulmuesit të skuadrës katalanase.

Pak muaj më parë, agjenti i lojtarit që është edhe i ati i tij arriti një marrëveshje me autoritetet për mbylljen e çështjeve që e lidhnin Messin me fshehjen e të ardhurave të përfituara nga të drejtat e imazhit dhe ndeshjet e bamirësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)