03 Maj 2024

Liga Angleze kryeson me fitime nga fanellat

Manchester, 29 tetor - Liga Angleze e ka tejkaluar Bundes Ligën me përfitimet që i sjellin nga shitja e fanellave, bëri të ditur sot kompania “ Sport Market “

Kontaratat e 20 ekipeve të Premier Ligës në sezonin 2010/2011 për reklamat e fanellave kanë nxjer përfitime prej 128 milion euro, ndërsa ekipet e Bundes Ligës janë të dytët me vetëm 9.5 milion euro më pak.

Kjo është një shifër relative, pasi në Premier Ligë ka 20 ekipe e që u bie të fitojnë nga 6.4 milion euro, derisa në Bundes Ligë ka 18 ekipe e që u bie të fitojnë 6.6 milion euro për ekip.

Në vendin e tretë të kësaj liste gjendet Seria A me përfitim prej 65.9 milion euro, e ndjekur nga Liga Franceze me 58.8 milion euro dhe vetëm në vendin e pestë gjendet Primera Divisioni spanjoll me 57.5 milion euro.

Përfitimet më të ulta të Ligës Spanjolle vijnë pasi disa ekipe të ligës së parë nuk kanë reklama në fanellat e tyre. Kështuqë për shembull, Barcelona është ekipi I parë në histori që ka refuzuar të bëjë reklamë për përfitime në fanellat e saja. Nëse do të ishte e kundërta mesiguri që Primera Divisioni spanjoll do të ishte në vendin e tretë ose më lartë.

Kampioni spanjoll, Barcelona në fanellat e saj e mbanë logon e UNICEF, dhe në shenjë humaniteti jep gjysëm milion euro në vit për këtë organizatë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)