09 Maj 2025

Lewandowski hyn në “Guinness” me 5 golat në 9 minuta

Munchen, 15 tetor - Vetëm pak javë më parë, Robert Lewandowski pushtoi faqet e para të të gjitha të përditshmeve sportive në botë. Kjo, falë 5 golave të shënuar në harkun e 9 minutave, në sfidën me Wolfsburgun.

Ndërsa tani, të gjitha rekordet që ai shënoi në atë përballje janë të zyrtarizuara në librin “Guinness”. Ai që e bëri të ditur këtë lajm ishte zëdhënësi i Bayern Munchen, Markus Horvik.

“Na telefonuan nga Londra dhe na thanë se Lewandowski do të nderohet për 4 rekorde; trigolëshin, katërgolëshin dhe pesëgolëshin më të shpejtë. Por, ai do të nderohet edhe si lojtari i parë në botë, që shënon 5 gola duke e nisur ndeshjen nga stoli”, tha Horvik.

Edhe Paul Breitner bëri komentin e tij në lidhje me këto statistika të Lewandowskit.

“Tani po flitet shumë për numrin e topave të prekur nga Lewandowski për të shënuar një gol - tha Breitner. - Në 13 vitet e mia, si futbollist profesionist, kam goditur 8 herë me kokë për të shënuar 2 gola, një mesatare e mirë kjo. Gjithsesi, statistikat dhe rekordet për mua nuk kanë shumë rëndësi”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)