Leonardo: Transferimi i Kakas, i pamundur

Milano, 30 dhjetor - Trajneri i Interit, Leonardo, ka folur për spekulimet që flisnin për një transferim të yllit brazilian, Ricardo Kaka te Interi gjatë afatit kalimtar dimëror, duke thënë se një gjë e tillë është e pamundur.
Nga sa e njoh Kakan, nuk besoj se ai do të largohet nga Real Madridi pa shkëlqyer si duhet.
Këtë e dëgjoj shpesh nga ai, pasi që ka vullnet të madh për tu rikthyer në formë. Ai dëshiron të luajë mirë për Real Madridin, u shpreh Leonardo.