Leonardo te Interi për para

Milano, 2 janar - Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, beson se ishin të hollat ato që e kanë joshur ish-strategun Rossoner, Leonardo, të kalojë te rivali i përbetuar Inter.
Ne kurrë nuk kemi pasur ndonjë marrëdhënie, asgjë, nuk kishte ndjenja mes nesh. Duke parë skuadrën që kemi pasur sezonin e kaluar, mund të themi se Leonardo bëri punë të mirë, por ai gjithashtu tha se zeja e trajnerit nuk ishte për të.
Ai nuk ka dashur të jetë trajner dhe këtë e ka thënë shumë herë. Siç e shihni, Zoti i parasë mund të bëjë mrekullira. Unë i dëshiroj çdo të mirë Leonardos, por gjithashtu shpresoj se ai nuk do të fitojë asgjë me Interin, deklaroi Gattuso për Il Corriere della Sera.