Leart Beqiri dhe Era Janjeva fitojnë në Vushtrri


Prishtinë, 1 maj - Sot, në Palestrën e Sporteve Jeton Tërstena në Vushtrri, me bashkorganizmin e FPPK dhe KP Hasan Prishtina, u mbajt turneu i juniorëve në pingpong. Morën pjesë shumica e lojtarëve të klubeve të Kosovës.
Garat u zhvilluan në një ambient të mirë për lojë, sipas sistemit me eliminime. Takimi i parë interesant u zhvillua ndërmjet Fati Karabaxhakut dhe Kreshnik Mahmutit, që këtë radhë i takoi Fatit, i cili për një nuancë u tregua më i mirë se rivali i tij dhe fitoi me 3:1 në seta, megjithëse të gjithë setat patën dallim të ngushtë. Si zakonisht, në këtë konkurrencë, mbizotëruan lojtarët nga klubet e Prishtinës megjithë mungesën e Blendon Lutës, i dyti nga Ranglista.
Së, pari Petrit Dragidella ia doli që ta mposhtë Fati Karabaxhakun me 3:2 në seta, për fituar pas tij edhe Yll Dragidella dhe Leart Beqiri, i cili në çerekfinale e mundi Jon Shalën e Prishtinës me 3:1. Si befasi mund të llogaritet fitorja e Hektor kryeziut ndaj Burhan Badivukut, lojtarit më të mirë nga Vushtrria.
Në gjysmëfinalen e parë, Yll Dragidella e mundi Hektor Kryeziun me 3:0 në seta, kurse Leart Beqiri, pas një dueli të gjatë dhe dramatik e mundi Petrit Dragidellën me 3:2 në seta.
Në ndeshjen finale Yll Dragidella dhe Leart Beqiri kënaqën të pranishmit me lojë të bukur, kurse fitorja i takoi Beqirit me rezultatin 3:1 në seta.
Në konkurrencën e femrave konkurrenca ishte më e vobekët, pasi morën pjesë 8 lojtare, shumica e tyre nga Gjilani, Vushtrria e Theranda, kurse Prishtina kishte një përfaqësuese. Garat kaluan pa ndonjë befasi.
Në gjysmëfinale, Alma Mehmeti e mundi Edona Shabanin e Vushtrrisë me 3:0 në seta, kurse, Era Janjeva fitoi ndaj Blenda Lushaj nga Gjilani me rezultatin 3:1 në seta. Në finale Alma Mehmeti e Gjilanit, i rezistoi mjaft Era Janjevës, por në fund fitorja i takoi prishtinases me rezultatin 3:0.
Fituesit u shpërblyen nga organizatori me medale, Kupa e Mirënjohje, kurse shpërblimet i ndanë Kryetari i FPPK, z. Nehat Çitaku dhe Kryetari i KP Hasan Prishtina, z. Bashkim Vatovci.
REZULTATET (FEMRAT):
Gjysmëfinale:
Era Janjeva Blenda Lushaj 3:1
Edona Shabani Alma Mehmeti 1:3
Finale
Era Janjeva Alma Mehmeti 3:0 (11:9, 13:11, 11:6)
MESHKUJT
Gjysmëfinale:
Leart Beqiri Petrit Dragidella 3:2
Hektor Kryeziu Ylli Dragidella 0:3
Finale:
Leart Beqiri Ylli Dragidella 3:1 (11:9, 7:11, 11:9, 11:9)