09 Maj 2025

Lampard nuk kthehet në Premierligë

Londër, 16 tetor - Frank Lampard ka insistuar se ka nevojë për pushim pas përfundimit të sezonit me New York City FC dhe nuk do të rikthehet në formë të huazimit në Premierligë.

Ish mesfushori i Chelseas pësoi disa lëndime pas debutimit me ekipin amerikan në gusht, duke bërë vetëm tetë paraqitje.

Por, Lampard ka theksuar se ka nevojë për pushim në mënyrë që të përgatitet sa më mirë për edicionin e ri.

I pyetur për planet e tij për pushimin dimëror, Lampard tha: “Më duhet të jem i rikuperuar fizikisht për sezonin tjetër. Uroj që mos të kisha pësuar ato lëndime, por secili futbollist duhet ta pranoj se nganjëherë i vijnë lëndimet”.

“Synimi im tani është të përkujdesem për veten që të jem gati për sezonin e ri, ta përfundoj këtë edicion në nivel të lartë, të pushoj, dhe të përgatitem sa më mirë për vitin tjetër”, u shpreh ai. New York City FC ka edhe dy ndeshje para përfundimit të këtij sezoni.

Skuadra gjendet në pozitën e tetë në Konferencën Lindore që përbëhet nga dhjetë ekipe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)