01 Maj 2024

Kryeministri Thaçi priti futbollistin e Galatasarajit, Hakkan Şükü

Prishtinë, 21 gusht - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot priti ish – reprezentuesin e njohur të Turqisë, futbollistin e  Galatasarajit, Hakkan Şükür.

Gjatë takimit u bisedua për rezultatet e arritura të Kosovës pas pavarësisë, veçmas për raportet e mira ndërshtetërore midis Kosovës dhe Turqisë, dhe të bashkëpunimit vëllazëror midis dy vendeve.

Thaçi dhe Şükür biseduan për përpjekjet që po bëhen në sportin kosovarë, e veçmas për futbollin, në mënyrë që sa ma shpejt sportistet kosovarë të mund të marrin pjesë në garat ndërkombëtare sportive.

Şükür premtoi se do të bëjë gjithçka që është e mundur që të ndihmojë ndërkombëtarizmin e sportit kosovarë.

Kryeministri Thaçi theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të mbështes pa rezervë afirmimin e sportistëve kosovarë, si dhe bën përpjekje për anëtarësimin e federatave sportive në asociacione ndërkombëtare të sportit.  

Hakan Şükür – ish futbollisti i ekipit të njohur Galatasaraj nga Turqia është me prejardhje nga Kosova; babai i ka lind në Prishtinë, ndërsa më vonë është shpërngulur për në Turqi.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)